Zona industriale, në shenjestër të hajdutëve në Strugë

Gjatë fundjavës në shenjestër të hajdutëve në Strugë, ishin disa reparte prodhuese të disa kompanive të njohura në qytet, të dislokuara në Zonën industriale përbri rrugës magjistrale. Sipas burimeve policore, hajdutët kanë arritur nga këto Reparte të marrin disa makineri dhe mjete pune, duke u shkaktuar një dëm prej disa mijëra eurosh këtyre kompanive.

Uniformat blu të Strugës, potencojnë se rasti po hetohet dhe shumë shpejt pritet që policia të dalë me një variant zyrtar për këto grabitje.Jozyrtarisht, Portalb mëson se pre e hajdutëve këtë fundjavë kanë rënë tre kompani që zhvillojnë aktivitet në Zonën industriale të Strugës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button