Shtyhet debati për ligjin për branitellat

Me kërkesë të Bashkimit Demokratik për Integrim, seanca e komisionit për punë dhe politikë sociale ku diskutohet për Propozim ligjin për branitellat e cila duhej të fillonte në orën 10:00 është shtyrë për në orën 14:00.

Arsyetimi i deputetëve të BDI-së ka qenë se koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi duhet të merr pjesë në koordinim me kryetarin e Kuvendit, ndërsa deputetët tjerë të BDI-së do të marrin pjesë në seancë plenare me fillim në ora 11:00, ku në rend dite është edhe Propozim Ligji për branitellat në lexim të parë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button