ZGJOHU! Me fletushka kundër ligjit për branitella

Lëvizja qytetare Zgjohu! vazhdoi sot fushatën kundër ligjit për branitellat, me një akt simbolik para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke shpërndarë fletushka me mbishkrim “Ligji për branitellat nuk kalon”. 

Fletushkat u shpërndanë deputetëve që vinin në Kuvend dhe nëpër veturat e parkuara rreth Kuvendit.

“Lëvizja qytetare “Zgjohu!” bashkë me të gjitha forcat që ia duan të mirën këtij vendi, janë kategorikisht kundër miratimit të një propozim ligji për forcat e sigurisë të involvuara në luftën e vitit 2001, që taksativisht përjashton mundësinë e përfshirjes edhe të luftëtarëve të UÇK-së në këtë ligj” – deklaroi përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje.

Ata thonë se ky ligj është kundër marrëveshjes së Ohrit dhe nëse miratohet do të sjell izolim, acarim, urrejtje ndëretnike dhe ndarje në blloqe etnike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button