VMRO-DPMNE: Frçkoski i pari dha idenë për kryeministër shqiptar

Jemi mësuar me LSDM-në për  të cilën nuk bëjnë as sindikatat, as mediumet, as prokuroria, as Banka Popullore edhe atë vetëm pse kanë mendim ndryshe nga ai i Branko Cërvenkovskit. Prej sot për ta nuk bën as diaspora, pasi e njëjta ka mendim ndryshe nga mendimi i funksionarëve të LSDM-së. Kështu u tha dje në reagimin e VMRO-së ndaj njoftimit të LSDM-së, ku thuhet se nuk po përgatisin një koalicion me BDI-në.

“Të përkujtohemi, deklarata e parë për mundësinë që kryetari i Qeverisë  të jetë një shqiptar rrjedh nga Lubomir Frçkoski. Këtë deklaratë ai e dha në televizionin shqiptar Top Channel, ku tha se ‘kryeminnistër mund të bëhet një shqiptar pa kurrfarë problemi’„ thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO DPMNE-së./Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button