Vazhdon sot debati për ligjin për branitellat

Komisioni parlamentar për punë dhe politikë sociale do të vazhdon sot debatin për Propozim ligjin për të drejta të veçanta për pjesëtarët e forcave të sigurisë në konfliktin e vitit 2001, i propozuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, diskutim i filluar që javën e kaluar.

Ligji morri mbështetje edhe nga LSDM opozitare, ndërsa partitë shqiptare paralajmëruan se do të përdorin të gjitha mundësitë administrative, procedurale dhe ligjore që të pengojnë sjelljen e këtij ligji diskriminues dhe fyes për shqiptarët. Në fillim të diskutimit deputetët e BDI-së bllokojnë seancat e komisionit me fjalime të pafundme.

Lëvizja qytetare “Zgjohu” gjithashtu paralajmëroi fillimin e fushatës “Ligji për branitellat nuk kalon”, duke i pritur deputetët me mesazh sot para Kuvendit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button