Kodi i ri i Kosovës, trishton Serbinë

Iniciativa e deputetit të Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta, e mbështetur nga Kuvendi i Kosovës, që Kosova të ketë kodin e vet të telefonisë, ose të shfrytëzojë atë të Shqipërisë +355, e ka shtyrë të ashtuquajtura Zyrë e qeverisë serbe për Kosovën t’i dërgojë një protestë Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion – ITU.

“Rezoluta e nxjerrë nga autoritetet në Prishtinë, me të cilën kërkohet që prefiksi ndërkombëtar i Serbisë (381), që shfrytëzohet nga telefonia fikse dhe mobile në Kosovë, të zëvendësohet me prefiksin ndërkombëtar të Shqipërisë (355), paraqet shkeljen më të vrazhdët të marrëveshjeve dhe standardeve ndërkombëtare”, thuhet në këtë protestë dërguar ITU-s, transmetojnë meidat serbe.

Zyra e qeverisë serbe e karakterizon këtë rezolutë si një hap i radhës i Prishtinës që tregon se “pala shqiptare nuk dëshiron që çështjet kontestuese ndërmjet Beogradit e Prishtinës të zgjidhen me negociata”.

Në këtë komunikatë thuhet se edhe qeveria serbe i është drejtuar organizatave relevante ndërkombëtare me qëllim që të parandalohet zbatimi i rezolutës për ndërrimin e kodit serb 381 me atë të Shqipërisë 355./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button