Siri, mbi 27 mijë viktima

Mbi 27 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve civilë, përfshirë këtu edhe gra e fëmijë, kanë gjetur vdekjen që nga nisja e konfliktit në Siri.

Kështu deklaroi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër. Presidenti i kësaj organizate, Rami Abdel Rahmane tha se mbi 70 përqind, ose rreth 19500 prej këtyre viktimave ishin civilë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 8 mijë viktima janë të vrarët e të angazhuarve në luftime, si nga ushtria e Assad ashtu edhe nga forcat e rebelëve.

Observatori në të dhënat e tij përfshin edhe ushtarët e ekzekutuar pas dezertimit, si dhe punonjësit e administratës së Bashar al-Assad që kanë rënë në duart e rrebelëve.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara refuzuan një projekt/rezolutë që Rusia propozon për t’u kaluar në Këshillin e Sigurimit. Sekretarja amerikane e Shtetit e quajti propozimin rus si të pakuptimtë, pasi nuk përmban përdorimin e forcës për të detyruar presidenti Assad të tërhiqet nga pushteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button