Maqedoni, sot skadon afati për paraqitje në DAP

Sot, do të skadojë afati për regjistrimin elektronik për deklaratën vjetore të tatimit, më shumë se një e treta e qytetarëve nuk e kanë plotësuar obligimin e tyre ligjor. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se janë formuar ekipet mobile që i mbledhin deklaratat tatimore të qytetarëve nga kompanitë ku ata punojnë në mënyrë që të shmangin vonesat dhe pasojat e padëshiruara.

Çdo ditë janë regjistruar nga dhjetë deri në dymbëdhjetë mijë tatimpagues. Ne presim që kjo dinamikë të rritet në periudhën e ardhshme, sepse përvoja e së kaluarës thotë se në ditët e fundit rritet numri i tatimpaguesve që përmbushin detyrimet e tyre ligjore “. – theksoi Muhedin Avdi – Udhëheqës i Sektorit të Tatimeve në DAP

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button