Gatwick: Rikthehen fluturimet pas pezullimit të fundit

Aeroporti i dytë për nga madhësia në Britani, Gatwick, ka rikthyer sërish fluturimet pas pezullimit të fundit disa orë më parë, për shkak të një droni që ishte parë në ajër, transmeton REL.

Autoritetet kanë thënë se fluturimi i disa dronëve është veprim i qëllimshëm për të çrregulluar aeroportin në periudhën më të ngarkuar të vitit, vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.

Këto pezullime kanë shkaktuar shumë dëme pasi mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar.

Një zëdhënës i aeroportit ka thënë se pezullimi i fundit ka qenë vetëm masë paraprake në rast të ndonjë incidenti.

Ai ka thënë se aktualisht territori është i sigurt për rinisje të fluturimeve.

Më shumë se 50 pajisje është raportuar të jenë vërejtur nga 19 dhjetori prej kur është mbyllur për herë të parë Aeroporti Gatwick.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button