Spasovski: Kryetari i Çairit ka denoncuar kërcënimet e Belës

Komuna e Çairit është mjaftë e rezervuar në sqarimet rreth ngjarjes së një nate më parë ku mbeti i plagosur drejtori ekonomik i spitalit të Gjinekologjisë, Valon Bela. Ata shkurt thonë se janë në kontakt me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe presin raportin e këtij dikasteri, transmeton Alsat M.

Sipas informatave jozyrtare Valon Bela kishte takim me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu afër marketit “Princ” në Shkup, ndërsa qëllim i takimit besohet të ketë qenë ankesa e Belës për ndërprerje të rrogës që ka marrë më herët nga komuna.

“Po punohet në zbardhjen e motiveve për këtë rast. Gjithashtu kemi edhe paraqitje nga ana e kryetarit të komunës së Çairit për disa kërcënime të bërë nga ana e Valon Belës kundrejt tij. Të gjithë këto aspekte do të merren parasysh për zbardhjen e rastit dhe në baza të të gjitha fakteve do të vërtetohet cilat kanë qenë arsyet, motivet dhe në bazë të saj do të merren përfundimet”- tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

LEXO: Drejtori ekonomik i Gjinekologisë, Valon Bela është në gjendje të mirë shëndetësore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button