Prokuroria nga Monakos i ka ngrirë paratë nga shitja e koncesioneve të qendrave për dializë në Maqedoni

Prokuroria e Principatës së Monakos ka vepruar për kërkesën për ndihmë juridike ndërkombëtare të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Shkup. Prokuroria e Shkupit ka marrë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Monakos se ka vepruar ndaj kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare në lëndën për ndarjen e koncesionit për qendrat e dializave në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Prokurori kompetent, i cili e ka formuar lëndën është në komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Monakos, do t’i dërgohet dokumentacioni i plotë lidhur me lëndën që po hetohet në Maqedoni.

Njëkohësisht, nga Prokuroria e Monakos kanë konfirmuar se Gjykata në instancën e parë, përkohësisht e ka ngrirë llogarinë bankare.

Ndryshe, në procedurën për ndarje të koncesionit për qendrat për dializë në Maqedoni është konstatuar se personi juridik – koncesioner për dializë është shitur, ndërkaq paratë prej shitjes, gjegjësisht 8.281.000 euro janë transferuar në Monako, ndërkaq 3.275.000 janë ngrirë në llogaritë bankare në Maqedoni.

Ndryshe, sipas informacioneve të Novatv, pothuajse 11 milionë euro, paratë nga shitja e kompanisë Diamed Maqedonia janë transferuar në Monako, pas së cilës institucionet e Maqedonisë e kanë ngrirë llogarinë.

Kompania Diamed Maqedonia e ka blerë kompaninë Diaberum, e cila me qendrat për dializë do të operojë deri në vitin 2034. Siç u njoftua zyrtarisht në fillim të muajit, Vera Ivanova, e cila ishte pronare zyrtare e Diamed Macedonia, mbetet për të menaxhuar Dieverum.

Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor nga ku ata marrin paratë për shërbime shëndetësore nuk kanë dashur të komentojnë, por thonë se dializa është duke u bërë në mënyrë normale dhe nuk ka arsye për shqetësim tek pacientët. konfirmim zyrtar për bllokimin e llogarisë nuk ka as nga DAP.

Diamed Maqedonia filloi të operojë me nëntë qendra të dializës në vitin 2010, kur fitoi tenderin për 20 vjet. Qendrat e mbetura për dializë iu dhanë kompanisë së Orce Kamçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button