Trump: Mposhtëm DEASH-in, kjo ishte arsyeja e pranisë në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se vendi i tij ka mposhtur DEASH-in dhe ky ka qenë qëllimi i vetëm i pranisë së forcave amerikane në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mposhtëm DEASH-in. Ky ishte qëllimi i vetëm i pranisë sonë atje gjatë presidencës Trump”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin social Twitter.

Komentet e Trump erdhën pasi më herët media amerikane, duke cituar persona të njohur me çështjen, raportoi se ushtria amerikane planifikon të tërhiqet plotësisht nga Siria.

Raportimi i medias amerikane pasoi pas paralajmërimit të një operacioni ushtarak në Sirinë verilindore nga ana e presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan kundër organizatës terroriste YPG/PKK, e cila është mbështetur nga SHBA me pretendimin e luftës kundër DEASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button