Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të propozohen për Çmimin Nobel për Paqe

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të propozohen për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019 për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilin tejkalohet kontesti për emrin i cili ka zgjatur më shumë se dy dekada, njofton Portalb.mk.

Nominimi i Zaevit dhe Ciprasit do të bëhet nesër në Shkup dhe të njëjtën do ta publikojë fituesja e Nobelit për Paqe në vitin 2015, Uided Bushamaui.

Ceremonia për Çmimin Nobel për Paqe do të mbahet në Universitetin FON, ku në mars të këtij viti Bushamaui e mori çmimin, profesor nderi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button