Shkup, më 19 dhjetor do të fillojë java e filmit kosovar

Prej 19 deri më 23 dhjetor 2018, në Kinotekën e Maqedonisë në Shkup do të mbahet java e filmit kosovar, produksione të Qendrës Kinematografike të Kosovës, transmeton Portalb.mk.

Java do të fillojë më 19 dhjetor, e mërkurë, në ora 20:00, me filmin “Babai” në regji dhe me skenar të Visar Morinës, me aktorë: Val Moloku, Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi.

Dita e dytë është më 20 dhjetor, e enjte, me fillim prej ora 20:00, me filmin “Heroi” në regji dhe me skenar të Luan Kryeziut, me aktorë: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Çun Lajçi, Salahudin Bilal, Enver Petrovci dhe Xhemi Aga.

Dita e tretë është më 21 dhjetor, e premte, me fillim prej ora 20:00, me filmin “Tri dritare” në regji të Isa Qosja dhe me skenar të Zymber Kelmendit, me aktorë: Irena Cahani, Luan Jaha dhe Donat Qosja.

Dita e katërt është më 22 dhjetor, e shtunë, me fillim prej ora 20:00, me filmin “T’padashtun” në regji dhe me skenar të Edon Rizvanollit, me aktorë:  Adriana Matoshi, Jason de Ridder dhe Niki Verkaar.

Dita e pestë është më 23 dhjetor, e diel, me fillim prej ora 19:00, me filmin “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, në regji të Faton Bajraktari, me skenar të Zymber Kelmendit, me aktorë: Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Lea Qosja, Monna Mustafa dhe Albin Bajraktari.

Dita e gjashtë është më 24 dhjetor, e hënë, me fillim prej ora 21:00, me filmin “Eho”, në regji dhe me skenar të Dren Zherkës, me aktorë: Klara Hofels dhe Selman Jusufi.

Meqë filmat janë në shqip, nga Kinoteka e Maqedonisë njoftuan se do të ketë përkthim në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button