Van Persie ka kontratë me Juven?

Juventusi tashmë ka një marrëveshje me sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie, thotë agjenti Fabio Parisi.

“Mendoj se Juventusi ka kontratë të nënshkruar me Van Persien për tashmë një kohë, e cila është e mbyllur në një tavolinë të ndonjë avokati. Ky është vetëm mendimi im, por mendoj se shanset që holandezi t’u bashkohet Bianconerëve janë 8 nga 10.

“Juventusi dëshiron të fitojë dhe ai konsiderohet si një shtesë ideale për ta arritur këtë. Nuk mendoj se Edin Dzeko është lojtari i duhur për Bainconerët”, ka thënë agjenti i FIFA-s, për Sportitalia.
Van Persie është duke u kërkuar edhe nga Manchester United dhe Manchester City. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button