Lajçak: Maqedonia duhet të propozojë zgjidhje për kontestin e emrit

Maqedonia ka qenë temë e bisedës në takimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovakisë Mirosllav Lajçak me sekretaren amerikane Hillari Klinton. Mes tjerash, ata biseduan për integrimet e Maqedonisë dhe për kontestin për emrin me Republikën e Greqisë.

“Duke pasur parasysh ngjarjet në skenën botërore dhe sfidat me të cilat SHBA-të dhe BE-ja përballen, më së miri do të ishte që vendet ballkanike të vazhdojnë të punojnë në realizimin e reformave të tyre dhe proceset integruese dhe të propozojnë zgjidhje për problemet të cilat tashmë ekzistojnë, informojnë nga ambasada e Sllovakisë në Uashington për vizitën e zëvendëskryeministrit Lajçak.

Pala amerikane mirë e di gjendjen e Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme të bashkëpunojë me BE-në drejt afrimit të vendeve të rajonit sa më afër BE-së dhe NATO-s. Zëvendëskryeministri Lajçak është mbështetës i idesë për afrimin e vendeve ballkanike në BE dhe NATO.  

Zëvendëskryeministri Lajçak i inkurajon përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve bilaterale mes Maqedonisë dhe Greqisë e cila i pengon integrimet e Maqedonisë për shkak të pamundësisë për të arritur konsensus në të gjitha anëtaret. Lajçak, i cili është ish-përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian në Bosnjë, para do kohe, së bashku me kolegun austriak Mihael Shpindeleger, bëri thirrje që integrimet e Maqedonisë të vazhdojnë pavarësisht kontestit me emrin.

Porosi për intensifikimin e takimeve të Maqedonisë dhe Greqisë javën e kaluar dërgoi edhe Stejt departamenti amerikan, ku ndihmës sekretari shtetëror Majk Hamer, pas ftesës së hapur të autoriteteve të Maqedonisë deri te Greqia, u angazhua për kontakte të drejtpërdrejta mes dy vendeve. 

Bisedimet u përputhën me vizitën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon dhe thirrjes së tij deri te Republika e Greqisë për intensifikimin e bisedimeve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button