Ushqimet që do t’ju mbajnë të ngopur

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit me mbipeshë të cilët konsumonin nga dy vezë për mëngjes humbën 65% më shumë të peshës trupore, krahasuar me ata që nuk i konsumonin.

Kur të vendosim të humbim peshë, është e qartë se duhet t’i hedhim poshtë zakonet e vjetra të të ushqyerit, por më e vështirë është që tejkalohet uria e vazhdueshme. Këto janë artikujt ushqimor me të cilat do të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë, transmeton Panacea.al.


Jogurti probiotik

Probiotikët kujdesen për tretje të shëndetshme, por japin edhe ndjenjën e ngopjes. Një studim ka treguar se të anketuarit që konsumonin jogurt me probiotikët Lactobacillus acidophilus, Bifidobacterium dhe Lactobacillus casei, humbën më shumë kilogramë dhe kishin nivel të ulët të leptinës, domethënë të hormonit të ngopjes në organizëm i cili shoqërohet me mbipeshën.

Molla

Një mollë 15 minuta para ushqimit, do të thotë se do të konsumoni shumë më pak ushqim kalorik dhe jep ndjenjën e ngopjes. Molla është mirë të konsumohet me lëvore, sepse fibrat në të janë ato që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, gjë që e bën edhe më të fortë ndjenjën e ngopjes.

Avokado

Sipas një studimi të kohëve të fundit, duke shtuar vetëm një gjysmë avokado në vaktin ushqimor, dëshira për ushqim ulet për 40% gjatë katër orëve të ardhshme.

Vezët

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit me mbipeshë të cilët konsumonin nga dy vezë për mëngjes humbën 65% më shumë të peshës trupore, krahasuar me ata që nuk i konsumonin. Proteinat në vezë ngopin shpejt dhe e shtojnë ndjenjën e ngopjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button