Milenko Nedellkovski me 17 janar do ulet në karrigen e të akuzuarit për shpërndarje të ksenofobisë

Gazetari dhe prezantuesi, Milenko Nedellkovski me 17 janar 2019 për herë të parë do të ulet në karrikën e të akuzuarit për shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobisë në internet. Nedellkovski do të gjykohet nga gjykatësi Martin Stanevski, i cili gjithashtu është në rastin e Tamarës së vogël.

Nedellkovski, për të cilin është sjellë propozim për akuzë, akuzohet se në datë 24 korrik 2018, nëpërmjet sistemit kompjuterik ka ndarë material të shkruar ksenofobi, dhe ka promovuar urrejtje ndaj një grupi të caktuar që i përket një etniteti të caktuar, transmeton Makfaks.

Ai në profilin e tij në Facebook ka ndarë koment lidhur me zjarret në Greqi, ku kishte edhe viktima në njerëz. Nedellkovski sipas akuzës, me komentin e dhënë ka promovuar urrejtje ndaj Grekëve, të cilët ballafaqoheshin me zjarrin në atë kohë. Për këtë vepër penale parashikohet dënim prej një deri në pesë vjet burg.

Gjatë hetimeve, prokurori nëpërmjet sektorit për krim kompjuterik dhe digjital të MPB-së, ka siguruar material të dokumentuar për profilin e të akuzuarit në rrjetet sociale dhe dëshmi të tjera.

Prokuroria ka bërë hetimin edhe për komente të personave të tjerë ndaj tekstit të dyshuarit, por ka vlerësuar se në aspektin juridiko ligjor ka bazë vetëm për akuzimin e Nedellkovskit, pasi që ai ishte iniciatori qe me tekstin e tij të merr komente të ndryshme nga publiku.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button