Qeveria e Maqedonisë angazhoi ministritë të realizojnë së paku një aksion ekologjik për këto tre muaj

Qeveria e Maqedoni angazhoi ministritë, organet në përbërjen e tyre dhe organet e pavarura qeveritare, që gjatë këtij muaji dhe dy muajve në vijim të realizojnë së paku një aksion ekologjik.

Qeveria në seancën e 109, që u mbajt të premten ka sjellë vendim që gjatë dhjetorit, janarit dhe shkurtit të këtij viti, institucionet e lartpërmendura të realizojnë se paku një aksion me anë të të cilit do ta luftojnë ndotjen e ajrit dhe do të mbrojnë mjedisin jetësor.

Këto institucione aksionet ekologjike do t’i realizojnë në koordinim me Ministrinë për mjedis dhe planifikim hapësinor, me pushtetin lokal si dhe me organizatat joqeveritare që të informojnë publikun në mënyrën e duhur.

Rekomandim për këto aksione ekologjike Qeveria drejtori edhe deri të njësitë e pushtetit lokal, kurse drejt ndërmarrjet publike, personat juridik me autorizime publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, Qeveria iu tha që të realizojnë aksione me të cilat do të kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit.

Pas vlerësimit të rezultateve në shkurt të vitit të ardhshëm do të propozohen sërish rekomandime për sezonin e pranverës.

Ky vendim i Qeverisë paraqet mbështetje shtesë për realizimin e masave të parashikuara në Planin për ajër të pastër, i cili u miratua si prioritet strategjik për punën e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button