Vriten dy ushtarë serbë në kufi me Kosovën

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë njoftoi se sot janë vrarë dy ushtarë serbë gjatë shpërthimit të një bombe të vjetër të NATO-s.

Dy ushtarët, sipas ministrisë, humbën jetën duke e pastruar një fushë nga minat që kishin mbetur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë, transmeton Evropa e Lirë.

Incidenti thuhet se ndodhi në afërsi të një barake ushtarake në Malet e Kopaonikut në kufirin Serbi-Kosovë.

Qindra fusha të minuara ku ende gjenden bomba të pashpërthyera kanë mbetur në Serbi pas fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila u dha fund sulmeve të ushtrisë serbe mbi popullatën e Kosovës./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button