Dukagjin, babai vret vajzën e tij 14 vjeçe dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arrë të komunës Temal, një nga zonat më të thella të krahinës së Dukagjinit, ku babai ka vrarë vajzën e tij 14-vjeçare dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në banesën e viktimave dhe sipas policisë së Shkodrës mësohet se ekzekutori ka qenë 45-vjeçari Mirash Bregu, i cili ka qëlluar me armë zjarri vajzën e tij adoleshente, Marjana Bregu, për arsye ende të panjohura.

Mësohet se policia është lajmëruar nga banorët e zonës dhe ende nuk jep dot rezultatet paraprake, pasi grupi hetimor sapo ka mbërritur në vendngjarje.

“Një informacion më i plotë në lidhje me ngjarjen në fjalë do të jepet sapo grupi hetimor të ketë kryer veprimet e duhura hetimore e proceduriale për zbardhjen e rrethanave e motivit të krimit.”- bëri të ditur policia e Shkodrës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button