Trump dhe Erdogan kanë biseduar për situatën në Siri
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burimet e presidencës, gjatë bisedës telefonike u diskutuan zhvillimet në Siri, çështjet dypalëshe, ato të sigurisë dhe lufta kundër terrorizmit.
Presidenti Erdoğan i ka përcjellur homologut amerikan Trump shqetësimet legjitime të Turqisë rreth sigurisë për shkak të akteve dhe pranisë së organizatës terroriste PKK/PYD/YPG.
Dy liderët kanë rënë dakord për arritjen e një koordinimi më efikas në lidhje me Sirinë.