Olimpiada, Phelps hyn në histori

Majkëll Phelps hyn në historinë e Lojrave Olimpike si sportisti që ka fituar më shumë medalje në Olimpiadë.

Me fitoren në 4X200 metra në stilin e lirë, notari e coi në 19 numrin e medaljeve të arit të fituara në Lojrat Olimpike.

Kështu Majkëll Phelps ka thyer rekordin e gjimnastes ruse Larisa Latinina me 18 medalje ari.

Ndërkohë Phelps humbi mundësinë për të fituar medaljen e arit në 200 metra stil flutur duke mos arritur të bëhet sportisti i parë që fiton të njëjtën garë në 3 Lojra Olimpike.

Më parë amerikani e kishte fituar medaljen e artë në këtë stil në Athinë 2004 dhe në Pekin 2008.

Lajme të ngjashme

Back to top button