Të rinjtë përsëri në ushtri të domosdoshme?

Shtatmadhëria e ARM-së kërkon nga Ministria e mbrojtjes që përsëri të sjell afatin e domosdoshëm e shërbimit ushtarak që të tejkalohen problemet që kanë në lidhje me sigurimin e kuadrove, si dhe që të ulen shpenzimet për armatën, shkruan gazeta ditore “Den”.

Shërbimi i domosdoshëm ushtarak është anuluar para gjashtë viteve në kuadër të reformave për aftësimin e armatës drejt standardeve të NATO-s, por, sipas informatave të gazetës ky propozim seriozisht po shqyrtohet në rrethet qeveritare.

Bllagoja Markovski, epror i shtatmadhërisë në pension dhe analist ushtarak thotë se me vendim të tillë Maqedonia do të kthehej pas, sepse ushtritë në NATO shkojnë drejt ushtrive profesionale. Ai thotë se sigurimi nuk ka çmim.

Maqedonia ishte shteti i parë në rajon e cila anuloi shërbimin e domosdoshëm ushtarak./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button