Turqi, u arrestua zyrtari policor që kreu sulmin e armatosur në Rize

Është kapur oficeri i policisë i cili lidhet me të shtënat në Drejtorin e Policisë në Rize të Turqisë, ku u plagosën tre persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së mëson se oficeri i policisë I.S. i angazhuar për siguri në qarkun Derepazar, në Drejtorinë e policisë kishte ardhur për të biseduar me drejtorin e policisë Altug Verdi.

Turqi, arrestohet zyrtari policor që kreu sulmin e armatosur në Rize

I.S. telefonin celular dhe revolën e la te sigurimi, ndërsa më pas hyri në zyrën e Verdit, për siç pretendohet, të bisedojë për transerfim. Pas takimit, I.S. mori celularin dhe revolën dhe vrapoi në zyrë ku dhe e qëlloi Verdin dhe dy oficerë të tjerë Ercan Polat dhe Yigit Can Koksal.

Personat e palgosur u transportuan në spital.

Ndërkohë, guvernatori Rizes konfirmoi se drejtori i Policisë në Rize, Altug Verdi, ka ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button