Katër të vrarë nga një sulm vetvrasës në Afganistan

Një sulm vetëvrasës që kishte si cak forcat afgane të sigurisë në Kabul, la të vdekur katër persona, njoftuan burime zyrtare.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, bëri të ditur se gjashtë persona tjerë mbeten të plagosur, nga sulmi në rajonin Paghman kur një vetëvrasës me bombë goditi një konvoj të forcave të sigurisë, transmeton REL.

Një zyrtar tjetër i paidentifikuar, citohet të ketë thënë, se sulmi shënjestroi një ekip nga agjencia kryesore e intelegjencës në Afganistan.

Forcat afgane të sigurisë po luftojnë kundër talibanëve, Shtetit islamik dhe grupeve tjera terroriste që prej tërheqjes së trupave të NATO-s në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button