Policia financiare ka ngritur padi penale për ministrin aktual Suhejl Fazliu

Policia financiare ka ngritur padi penale kundër ministrit aktual të Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe kundër paraprijësit të tij, Lirim Shabani për pagesën joligjore të honorarëve në shumë prej 37 mijë eurove, njofton TV 21, transmeton Portalb.mk.

Padi penale ka fituar edhe një ish-këshilltare e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, por edhe një nënpunëse përgjegjëse për zbatimin e Programit Operativ mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Edhe pse kanë qenë të punësuar rregullisht në Ministri, dy shërbyeset përmes katër marrëveshjeve si perona të angazhuar shtesë, kanë marrë honorarë në shumë të përgjithshme prej 2.2 milionë denarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button