Martohet vajza e njeriut më të pasur në Indi, në dasmë këndoi vet Beyonce!

Beyonce Knowles-Carter ka qenë e ftuara e veçantë në mesin e dhjetra emrave VIP, për të kënduar në dasmën e vajzës së njeriut më të pasur në Indi, miliarderit Mukesh Ambani që drejton kompaninë “Reliance Industries”, shkruan Bordo.al.

Dasma do të mbahet të mërkurën, ndërsa festimet kanë nisur disa ditë më përpara. Diva e muzikës performoi hitet e saj “Perfect” dhe “Crazy in love” gjatë një koncerti privat në Udaipur në nder të 27-vjeçares Isha Ambani dhe manjatit 33-vjeçar të pasurive të patundshme Anand Piramal, që do të jetë bashkëshorti i saj i ardhshëm.


Isha Ambani dhe Anand Piramal

Vet Beyonce ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet e veshur me veshje dhe aksesorë tradicional, në nder të dasmës së rëndësishme, ndërsa videot nga koncerti privat kanë nisur të qarkullojnë tashmë.

Të tjerë të ftuar të rëndësishëm në ceremoni janë drejtuesja e Huffington Post, Arianna Huffington, Hillary Clinton, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, etj.


Isha Ambani, Hillary Clinton dhe nena e nuses se ardhshme Nita Ambani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button