Reali përgatit ofertë të re për Lucas

Real Madrid është duke përgatitur një ofertë të freskët për yllin e Sao Paulo, Lucas Moura.
Lucas është cak i Manchester United, ku Sir Alex Ferguson haptas ka deklaruar se ata janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje për transferimin e të riut.

Megjithatë, El Confidencial shkruan se Reali është duke u rikthyer në tavolinën e negociatave këtë javë për Lucas.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, kishte mirëpritur prindërit e Lucas në Santiago Bernabeu sezonin e kaluar dhe është i afërt me agjentin e mesfushorit, Wagner Ribeiro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button