BDI: S’ka “pobratimllëk politik”, 2006 për PDSH-në nuk përsëritet

Vazhdon ping pongu i akuzave në relacion BDI – PDSH. Pas kundërpërgjigjes që lëshoi PDSH dje, sot BDI përsëri në konferencë për shtyp, sulmuan partinë e Menduh Thaçit dhe siç thanë ata, fjalorin e tyre të ulët.

“Dëshirojmë edhe një herë , për të satën herë me radhë , të shprehim dëshprimin tonë për nivelin e ulët njerëzor të komunikimit , të manifestuar me ofendime të paskrupullta personale , me të cilat kjo parti vite me rradhë po kontaminon opinionin shqiptar, dhe bën rrumbullaksimin e ciklit të vet destruktiv të shprehur me dhune në zgjedhje, servilizëm në qeverisje dhe ofendime ne komunikimin publik” – deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së në konferencën për gazetarë.

“Tentuam që ti kursejmë shqiptarët nga ky fjalor i komunikimit dhe të debatojmë me projekte konkrete por për fakt të keq të shqiptarëve në arkivat nuk gjetëm projekte të tilla andaj jorastësisht shqiptarët asnjëherë nuk u dhan mbështetje” – shtoi ai.

Bujar Osmani theksoi se BDI ka ç’rrënjosur inferioritetin duke ndërprerë projektet monoetnike, ndërsa edhe njëherë akuzoi PDSH-në për “kasaphanë” në periudhën kur ata ishin në pushtet.

“Të gjitha që PDSH i përmend në kundërsulmin e ulët, janë produkt i inferioritetit dhe servilitetit të tyre që ne e ç’rrënjosëm nëpërmjet të imponimit të vullnetit të shqiptarëve dhe shpalljes të pavlefshëm të gjithë projektet monoetnike ose nëpërmjet ndërprerjes së plotë të tyre dhe dhënies së karakterit multietnik. Por, për fat të keq , humbja e jetës nuk mund të përmirësohet e as të kthehet. Këtë, pikërisht e bëri Kasaphanja sepse me keqardhje të thellë përkujtojmë se kasaphana e vitit 2008 la një var dhe disa të plagosur” – tha Osmani.

Zëdhënësi i BDI-së dërgoi mesazh deri te Partia Demokratike Shqiptare se viti 2006 nuk do të përsëritet, dhe se legjitimiteti vjen vetëm nga populli.

“Dua tu bëjmë me dije se koha e “pobratimllekut politik” ka kaluar, shqiptarët zgjodhën anën e legjitimitetit të pastër të marrë nga populli e askush tjetër. Prandaj PDSH do të duhet të kuptojë se më 2006 nuk mund të përsëritet dhe në mënyrë të domosdoshme do të duhet të rrespektojë
vullnetin e popullit shqiptar” – përfundoi Osmani.

Ndërsa duke komentuar deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan Pol Uolers, se koalicionet ndëretnike janë hap i rëndësishëm demokratik, Osmani tha se format e bashkëpunimit mes partive të blloqeve të ndryshme etnike mund të jenë të ndryshme, por mbetet i domosdoshëm parimi i legjitimitetit të dyfishtë, gjegjësisht qeveria të formohet nga partitë fituese në blloqet respektive.

“Ne jemi për bashkëpunime ndëretnike të formave të ndryshmepor asnjë mënyrë e bashkëpunimit nuk do të lejojmë që të prish parimin e legjitimitetit të dyfishtë i cili është krijuar dhe imponuar pas vitit 2001. Format e komunikimit para apo pas qeverisjes mund të jenë të ndryshme, por ky parim duhet të jetë i pacënueshëm” – deklaroi Osmani. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button