Skandali Magyar Telekom, a do të përfshihet LSDM dhe BDI?

Me 8 gusht në New York pritet të fillojë gjykimi për korrupsion në Telekomin maqedonas dhe atë malazez. Të pandehur janë tre ish drejtorë të Magyar Telekom-it, Tamash Marvai, Elek Straub dhe Andrash Balog.

Lajmin e ka bërë të ditur portali Sky dhe shkruan se aktpadia është ngritur nga Komisioni amerikan për letra me vlerë, firëmë e cila ka paguar dënimin prej 95 milion dollarëve në kuadër të marrëveshjes me zyrtarët e qeverisë amerikane, shkaku i korupsionit në punën e Telekomit maqedonas dhe atij malazez. 

Kjo çështje nuk është bërë publike në Maqedoni sepse sipas Sky në të kanë qenë të implikuara dy qeveri të Maqedonisë; pra edhe e mëparshmja dhe e tanishmja.

Transparency International, një organizatë që në suaza ndërkombëtare lufton korupsionin, nëpërmjet filiales së saj për Maqedoni  ka publikuar gjithë dokumentet zyrtare për këtë skandal me dëshmi për marrëveshje misterioze dhe të dëmshme me firma konsulente.

Në skandal janë përfshirë dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO dhe partia shqiptare BDI. Nga e para në shënjestër është ish kryeministri Vllado Buçkovki ndërkaq nga ajo shqiptarë është BDI sidomos përmendet emri i Musa Xhaferit . Gazeta Veçer në vitin 2008 ka përmendur dy personat në njërën prej transaksioneve më të mëdha për ribrendimin e Telekomit duke thënë se bëhet fjalë për skandal prej 12 milion dollarë. 

Pritet të shohim detajet nga gjykimi. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button