Twente e Holandës e interesuar për kosovarin Etrit Berisha

Portierin kosovar, Etrit Berisha, e gëzon shumë interesimi i një prej skuadrave më të forta të Holandës, Twente. Berisha 23-vjeçar të hënën për gazetën Koha Ditore ka thënë se ndihet i gatshëm të largohet gjatë kësaj vere nga Kalmari . Ai është duke e pritur një ofertë zyrtare nga drejtuesit e skuadrës holandeze. Dhe, në rast se kjo do të ndodhë, ai thotë se nuk do t’i thotë jo. Ai thotë se kampionati holandez do t’i ndihmonte shumë atij në ngritje të nivelit të lojës.

Në fakt, zyrtarët e ekipit të Twentes, të dielën, kanë përcjellë nga afër cilësitë e portierit të Kombëtares së Shqipërisë, në ndeshjen që Kalmari barazoi 1:1 me Sundsvallenin.

“Twente është një skuadër e madhe dhe nëse më jepet rasti të luaja në këtë skuadër do ta shfrytëzoja në maksimum. Oferta zyrtare nga Twente do të ishte e mirë për mua dhe nuk do t’i thosha jo. Unë kam dëgjuar se drejtuesit e Twtentes po më përcjellin dhe kjo më motivon edhe më shumë për ndeshjet e ardhshme. Ende nuk ka asgjë konkrete, por besoj se pas një kohe shumë të shkurtër do të ketë diçka më serioze”, ka thënë Berisha.

Portieri kosovar më herët kishte refuzuar të rinovonte kontratën me Kalmarin, meqë ua kishte bërë të qartë se dëshiron të kalojë në ndonjë kampionat më të fortë. Berisha me Kalmarin ka kontratë deri në fund të vitit 2013/ portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button