Anketë, BDI dhe VMRO do të fitojnë zgjedhjet lokale

Sipas një ankete të realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” del se BDI në bllokun shqiptar dhe partneri i tij i koalicionit VMRO-DPMNE do të fitojnë më shumë komuna në zgjedhjet lokale të marsit 2013.

6,9 për qind e qytetarëve e mbështesin mendimin se BDI do të jetë fituesja në garën lokale, ndërsa 3,4 për qind e tyre thonë se PDSH-ja është ajo që do të triumfojë.

Ndërsa se VMRO-DPMNE do të fitojë shumicën e komunave, vlerësojnë 25,1 për qind e qytetarëve të anketuar, kurse 15,2 për qind vlerësojnë se fitorja do t’i takojë Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë.

Thuajse një e treta e qytetarëve (31,3%)  do të kishin votuar për parti poltike të re.

/portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button