DASH: Liritë fetare në Maqedoni, problem kthimi i pronave të BFI

Sipas raportit të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Kushtetuta dhe politikat qeveritare në Maqedoni në përgjithësi mbrojnë dhe respektojnë liritë fetare. Sipas raportit, Qeveria në vend as ka përkeqësuar e as përmirësuar liritë fetare, Ligji për bashkësitë fetare respektohet por disa nga bashkësitë fetare kanë shprehur shqetësime se nuk respektohet në mënyrë të barabartë.

“Problemi i kthimit të pronave fetare të shpronësuara nga qeveria e Ish-Jugosllavisë nuk është zgjidhur plotësisht. Disa bashkësi fetare nuk kanë rikthyer të drejtën e pronësisë mbi disa prona të shpronësuara nga regjimi komunist. Pronësia e thuajse të gjitha kishave dhe xhamive u është kthyer bashkësive respektive, por kjo nuk ka ndodhur me pronat e tjera. Kthimi, ose kompensimi i tyre bëhet më i komplikuar meqë ato kanë ndërruar disa pronarë, ose kanë ndryshuar pasi që janë konfiskuar”shkruhet në raport në të cilin nënvizohen vakëfet e Bashkësisë Fetare Islame.

“BFI pohon se qeveria ka vonuar në disa raste procesin e rikthimit të pronave, duke i tjetërsuar apo duke ndërtuar mbi to, që sipas BFI-së, bëhet në kundërshtim me kërkesat legale dhe historike të saj për të rikthyer pronën. Rikonstruimi i xhamisë në Prilep, e cila u shkatërrua gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe ndërtimi i xhamisë në Llazhec të Manastirit nuk kanë filluar të bëhen ashtu siç pritej në vitin 2011”, thuhet mes tjerash në Raportin e DASH-it.

Ky raport mes tjerash bën publik gjendjen e keqpërdorimeve dhe diskriminimeve në bazë të përkatësisë fetare. /portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button