Grekët duan detin në këmbim të mbështetjes për gazsjellësin TAP

Diplomacia greke po përdor gazsjellësin TAP, si “gurin e fundit të shahut” për të kërkuar nga pala shqiptarezbatimin e marrëveshjes detare të firmosur në vitin 2009.

Sipas mediave të shtetit fqinjë pala greke ka vendosur si kusht të saj për të mbështetur gazsjellësin “Trans Adriatik Pipeline”, zbatimin e marrëveshjes së ndarjes së kufijve detarë. “Energypress” shkruan në sitin e saj,se Greqia duket se është shumë afër përcaktimit të “Zonave Ekskluzive Ekonomike” me Shqipërinë, pasi ka vënë si kusht të mbështetjes së saj për gazsjellësin TAP,zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Gazeta Shqiptare shkruan sot se “Energypress” bën të ditur se kjo zgjidhje është diskutuar dhe gjatë takimit të fundit të zhvilluar mes përfaqësuesve të këtij konsorciumi dhe zëvendësministrit grek të Energjisë, Asimaki Papageorgiu. “Diskutimet mbi këtë temë janë bërë, gjatë takimit që ka pasur javën ekaluar me drejtuesit e TAP,zëvendësministri Papageorgiu. Diskutimet në lidhjeme zhbllokimin e marrëveshjes së 2009-ës për përcaktimine zonave kufitare me Shqipërinë, kanë qenë në njënivel të lartë, mes Kryeministrit grek Antonis Samaras dhe atij shqiptar Sali Berisha”,– shkruan “Energypress”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button