Kosovë, KFOR-i pengon kontrabandën në Jarinje

Pjesëtarët e kontingjentit polak të KFOR-it kanë bllokuar rrugën alternative nga Rashka në drejtim të Kosovës dhe kanë ndaluar lëvizjen e kamionëve me mallra komerciale, që bartnin mbi tre tonelata, ndërkohë që lëvizja automjeteve të tjera nuk është penguar.

Një anëtar i të ashtuquajturit Këshill komunal i Leposaviqit, Bojan Jakovleviq, ka thënë se me këtë veprim KFOR-i është vënë drejtpërdrejtë në anën e Prishtinës, transmeton Qik-u njoftimin.

“Kemi kërkuar lëvizjen e lirë të kamionëve me të cilët transportohen mallrat për punëtoritë tregtare në veri, ku tashmë ka mungesë”, ka thënë për lokale mediat Jakovleviq.

Ai ka kujtuar “vullnetin e shprehur të qytetarëve serbë përmes referendumit” se nuk i pranojnë institucionet e Kosovës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button