Gostivar, në shtëpinë e një 16-vjeç gjendet armatim që dyshohet se janë përdorur për vjedhje

Policia në shtëpinë e një të mituri 16-vjeçar në Gostivar në fshatin Sencë ka gjetur  armë që dyshohet se janë përdorur gjatë një vjedhje. I mituri dhe babai i tij janë ndaluar nga policia.

Nga Ministria e Brendshme thonë se dje në periudhën prej orës 15.50 deri në orën 17.40 në fshatin Sence të Gostivarit, pas urdhrit nga Gjykata Themelore e Gostivarit, në prani të një punonjësi të Qendrës për Punë Sociale në Gostivar policia ka kontrolluar shtëpinë në të cilën jetonte i mituri 16 vjeçar, transmeton Alsat.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë “Crvena Zastava” (karabinë) me dylbi të montuar, thikë metalike, dy pushkë gjuetie të shpërbëra dhe çmontuara një armë të kalibrit të vogël, llambë elektrike, dylbi dhe një sharrë elektrike me zinxhir.

Nga Ministria e Brendshme thonë se konfiskimet janë foto dokumentuara dhe janë dërguar për ekspertizë ndërsa dyshohet se armët e gjetura janë përdorur në grabitje.

I mituri dhe babai i tij I.M. (66) janë ndaluar nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button