Keni provuar gjithçka, por era e keqe e gojës nuk largohet: Ndoshta shkak është ndonjë nga këto sëmundje!

Pothuajse 30 deri 50% e popullsisë, vuan nga ndonjë formë e erës së pakëndshme të gojës, domethënë nga halitoza.

Megjithëse rrallëherë shkak i erës së keqe të gojës mund të jetë gastriti, duhet që vëmendje e veçantë t’i kushtohet lukthit. Nëse gjendja nuk përmirësohet, atëherë duhen të kërkohen edhe shkaktarë tjerë të mundshëm, dhe ato janë sëmundjet sistemike, siç janë sëmundjet e veshkave, mëlçisë ose mushkërive, theksojnë stomatologët, transmeton Panacea.al.

Megjithëse halitoza zakonisht është pasojë e higjienës jo të mirë të gojës dhe dhëmbëve, si dhe marrjes së ushqimeve me erë të fortë. Ekzaminimi tek gastroenterologu në rast të halitozës është i nevojshëm pas përjashtimit të shkakut të halitozës në zgavrën e gojës, sidomos kur lidhet me simptomat e sëmundjeve të lukthit, dhimbjes dhe djegies në shpatulla, ndjesisë së peshës në stomak, nauzesë, të vjellave ose refluksit të stomakut.

Studimet tregojnë se 87% e shkaqeve të erë së pakëndshme të zgavrës së gojës kanë të bëjnë me sëmundjen paradonte ose mbështjelljen e gjuhës. Zakonisht shkaktohet nga kombinim i ushqimeve të mbetura midis dhëmbëve dhe higjienës së dobët të gojës, gjë që shkakton inflamacion të mishit të dhëmbëve.

Edhe pirja e duhanit është gjithashtu shkak i zakonshëm i këtij fenomeni, për shkak të erës intensive të duhanit, por edhe për shkak të ndikimit kronik në mukozën e rrugëve të frymëmarrjes.

Bakteret anaerobe, zhvillimi i të cilave kërkon kushte pa oksigjen, vendosen në zonat ku mbetet ushqimi. Këto baktere krijojnë komponime sulfurike të cilat kanë erë të pakëndshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button