Çmimet e edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Prishtinë
Mbrëmë, në Kosovë ka përfunduar edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018’’, gjatë së cilët u ndanë edhe çmimet për shfaqjet dhe aktorët që u prezantuan gjatë periudhës kohore 29 nëntor – 5 dhjetor 2018, transmeton Portalb.mk.
Fituesit e çmimeve të “Prishtina International Theater Festival 2018” janë:
- Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Holly Shit” – Kosova
- Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Holly Shit” – Kosova
- Çmimi “Best Supporting Actor” – Drita Kaba Karaga, “Gratë” – Maqedonia
- Çmimi “Best Director” – Ana Bateva, “Pula” – Bullgaria
- Çmimi “Best Play” – “Pula” – Bullgaria
- Çmimi kryesor i PITF 2018 “Best Actor” – Adrian Morina, Ylber Bardhi, “Holly Shit” – Kosova
Çmimet u ndanë nga anëtarë të jurisë qendrore, të medias dhe studentëve.
Ky edicion që zgjati plot shtatë ditë, i dhuroi audiencës shtatë shfaqje të ndryshme, të cilësuara si ‘’secila më e mirë se tjetra’’ nga juritë. Këto shfaqje garuan për çmime në kategori të ndryshme.