Ninxha i zbuloi emrat e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së që kanë dhënë direktiva për sulmin në Kuvend

Në deklaratën e tij, sot përpara Gjykatës, i akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha i ka zbuluar ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë dhënë direktiva për sulmin dhe ngjarjet e përgjakshme të Kuvendit më 27 prill të vitit të kaluar, nga selia e partisë, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç tha ai, nga hapësirën e katit të 8-te të pallatit të bardhë, pra selisë së VMRO-DPMNE-së janë dhënë udhëzimet. Atje kanë qenë, Biljana Brishkovska, Spiro Ristovski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Mitko Çavkov.

“Hyra brenda dhe qëndrova në një tavolinë, ata shikonin TV NOVA-n dhe ashtu siç lëvizte turma, ashtu jepnin udhëzime. Brishkovska ka komunikuar me Trajko Veljanovskin, i njëjti ka dhënë udhëzime për gjendjen. Mile Janakieski mendoj dhe vlerësoj për Spiro Ristovskin, kanë komunikuar me Bogdan Ilievskin. Kiril Bozhinovski i ka ftuar të gjithë komitetet komunale nga tërë Maqedonia që urgjentisht të vijnë në Shkup me direktivë të partisë. Dua të theksoj se prej këtu është koordinuar e tërë ajo që ka ndodhur më 27 prill”, tha Ninxha.

Ai më tej vazhdoi: Biljana Brishkovska ka treguar se skenari i parë nuk ka pasur sukses, se deputetët nuk e kanë mbaruar punën e tyre, nuk kanë shkaktuar incident dhe se nuk ka pasur rrahje mes deputetëve, nga ajo ka ardhur udhëzimi i ka telefonuar Veljanovskit dhe i tha që t’i hapin dyert e Kuvendit”, theksoi ai.

Në shtabin e VMRO-DPMNE-së ka qenë edhe Boris Josifvski nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, i cili ka thënë se në çdo moment mund të shpallet gjendje lufte.

Siç tha Ninxha, më pas shefi i atëhershëm i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasov, i ka dhënë urdhër që të shkojnë në terren, gjegjësisht përpara Kuvendit dhe prej atje t’i njoftojë se çfarë po ndodh. Ninxha më pas sqaroi se përpara Kuvendin e ka takuar edhe Goran Grujoskin.

Ai gjithashtu e theksoi edhe agjentin që tanimë gjendet në arrati në Greqi, Nikolla Boshkovski. Sipas Ninxhas, Boshkovski i ka vjedhur hard-disqet prej Kuvendit, që të shkatërrohen të gjitha incizimet dhe të njëjtat i ka shkatërruar dhe i ka hedhur në lumin Vardar.

Ninxha deklaroi paraprakisht se ai ka qenë punësuar në DSK, jo-formalisht. Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujoski i ka dhënë armë, radio-stacion, por edhe legjitimim të agjentit special.

“Që të më punësojnë në DSK më thanë se patjetër të mbarojë 4 vjet shkollë të mesme, kam pasur 3 vjet. Për nevojat e shërbimit mu dha një (legjitimacion) shenjë me numër 637, më thanë armë “magnum 38 agent special” dhe stacion radio me 16 kanale aktive, janë dëgjuar të gjitha 8 Sektorët e Punëve të Brendshme të Maqedonisë”, tha Ninxha.

“Një ndër detyrat e para mu dha që t’i afrohem një familjari tim, Vllatko Panovski, pasi që shërbimi ka pasur informata se bashkëpunon me shërbimet e inteligjencës serbe. Unë atë e bëra, shërbimi u informua për aktivitetet e tij”, tha i akuzuari.

Pasi që filluan akuzat e PSP-së, shtoi Ninxha, Nikolla Boshkoski më tha që të shoqërohem më shumë me të, ishte në gjendje të depresionuar. Sipas fjalëve të Ninxhas, Boshkoski edhe atëherë intensivisht kanë filluar të punojnë edhe me Vlladimir Atanasovskin, ish shefin e DSK-së.

Ndryshe, në seancën e kaluar, i akuzuari Stefan Mlladenovski, si organizator të sulmit në Kuvend i ka theksuar Aleksandar Vaslievskin – Ninxha dhe Vlladimir Atanasovin, drejtorin e atëhershëm të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button