Moti i keq pritet të pengojë disa aktivitete të Lojërave Olimpike

Dita e dytë e Lojërave Olimpike Verore ka nisur sot në mëngjes me garat në badminton dhe hokej të femrave. Ngjarjet kryesore të ditës së sotme përfshijnë garën rrugore të çiklizmit në 140 kilometra të femrave, peshëngritjen në garën e meshkujve dhe femrave si dhe kualifikimeve në ndeshjet në gjimnastikë në kategorinë e femrave.

Katër medalje ari janë në dispozicion në garat e notit të së dielës, ndërkaq  pritet që moti me shi të pengojë disa sporte të cilat sot duhet të zhvillohen në natyrë.

Ndeshjet paraprake në futbollin e meshkujve do të vazhdojnë me gjashtë ndeshje të planifikuara, duke përfshirë edhe një ndeshje mes Bjellorusisë dhe favoritit të medaljes së artë, Brazilit.

Ndërkaq, rikujtojmë se kosovarja Majlinda Kelmendi e cila në Lojërat Olimpike po e përfaqëson Shqipërinë, edhe pse në rrethin e parë ka mundur finlandezen 29-vjeçare, ajo nuk kishte fat më tej sepse humbi në ndeshjen tjetër nga xhudistja Christianne Legentil nga nga Maritiusi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button