Bejtullah Kasami, kandidat i PDSH për kryetar të Bervenicës

Partia Demokratike Shqiptare ka nxjerrë Bejtullah Kasamin për garues në komunën e Bervenicës në zgjedhjet lokale të marsit 2013. Vendimi erdhi pas mbledhjes së mbrëmshme të Kuvendit të degës së kësaj partie.

“Kur PDSH-ja udhëheq me institucionet njerëzit ndihen më të lirshëm. Bashkërisht me kandidatët për këshilltarë do të angazhohemi që të korrim sukses në zgjedhjet e ardhshme që të përmirësojmë kushtet për jetesë të banorëve të kësaj ane” tha Kasami në fjalimin e rastit.

“Nëse dikush ka hamendje, unë ju garantoj se nuk do të lëvizim asnjë milimetër nga platforma që kemi. Platforma e PDSH-së është e bazuar në dy shtylla kryesore edhe atë, vendimmarrjen me konsensus dhe ndarja e buxhetit në mënyrë të barabartë” tha lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili ishte i pranishëm në këtë eveniment.

Ne Gostivar ende nuk dihet kush nga këto tre do të jetë garrues: Gazmend Aliji, Rushit Vehapi ose Agron Zeqiri?
Ndërkaq për kryetar komune në Tetovë ri-kandidoi Sadi Bexhetin, në Likovë Murtezan Idrizin. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button