Qytetarët e Bosnjës dhe Maqedonisë do të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime

Marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të BeH-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet për udhëtime të shtetasve nga të dy vendet hyri në fuqi sot, më 1 dhjetor, kur kalimet kufitare qytetarët nga të dy vendet do të mund t’i kalojnë vetëm me letërnjoftim.

Dokumenti  u nënshkrua  nga ministrat e punëve të jashtme të BeH-së dhe të Maqedonisë, Igor Cërnadak dhe Nikolla Dimitrov më 12 mars të këtij viti, njoftoi MPJ-ja boshnjake.

Atëherë është dakorduar që Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pas pranimit të raportit të fundit me shkrim se janë plotësuar procedurat e brendshme ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button