(VIDEO-FOTO) Londër, spektakël mahnitës, hapja e lojrave Olimpike

Të hapur Olimipiadën e Londrës e shpalli mbretëresha Elizabeta II pas një spektakli tre-orësh të përcjellë nga një audiencë televizive prej një miliard njerëzish. 

“Unë i deklaroj të hapura Lojërat e Londrës duke festuar olimpiadën  XXX të epokës moderne” tha mbretëresha.

Kryeqyteti i Britanisë së Madhe ofroi një spektakël të madh duke risjellë historinë e një shekulli.


Ceremonia e hapjes së lojërave përfshinte në koreografinë e saj historinë e Britanisë duke nisur nga epoka e industrializmit deri në ditët e sotme.


Flaka olimpike u ndez nga shtatë atletë të rinj britanikë. Shumë udhëheqës botërorë ndoqën shfaqjen, e cila nisi me kumbonën e një zile gjigante para një turme prej rreth 80 mijë njerëzish.


Rreth 10 mijë e 500 atletë nga 204 vende konkurrojnë për 302 medalje ari në 26 sporte deri më 12 gusht.

/portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button