Presidenti i Turqisë Erdoğan do të takohet me Trump në Samitin e G20 në Argjentinë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Bolton, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump në Samitin e G20-tës në Argjentinë do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa theksoi se nuk ka në plan që të takohet me princin e Arabisë Saudite Muhammed bin Selman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bolton në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë para samitit G20 që do të zhvillohet në fundjavë në Argjentinë ka vlerësuar programin dhe kalendarin e takimeve dypalëshe të presidentit Trump.

Trump në kuadër të samitit do të takohet me liderët e Argjentinës, Kinës, Rusisë, Gjermanisë, Japonisë, Indisë dhe Koresë së Jugut ka informuar Bolton duke shtuar se Trump do të zhvillojë një takim dypalësh edhe me presidentin Erdoğan.

– “Nuk ka në plan të takohet me princin saudit Muhammed bin Selman”

Ndaj pyetjes nëse do të takohet apo jo Trump në Argjentinë me princin e Arabisë Saudite Muhammed bin Selman pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, këshilltari Bolton është përgjigjur “Jo. Aktualisht takimet dypalëshe të presidentit janë mbushur plotësisht, ku madje pak më parë i kam radhitur për ju takimet që do të zhvillohen”.

Ndërsa ndaj pyetjes nëse e ka dëgjuar apo ajo audio-regjistrimin në lidhje me vrasjen e Khashoggit, Bolton tha se “audio-regjistrimin nuk e ka dëgjuar, për shkak se ato janë në gjuhën arabe dhe nuk do të kuptojë gjë, por se ai ka lexuar tekstin e shkruar”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders e cila ka mbërritur më pas në foltore në lidhje me mundësinë e një takimi jashtë programit zyrtar mes Trump dhe princit Muhamed bin Selman ka bërë vlerësimin se “ata nuk mund ta injorojnë këtë mundësi”.

Kjo deklaratë e Sanders është komentuar si “një dritë jeshile” në mundësinë e një takimi midis Trump dhe princit Muhamed bin Selman, edhe nëse nuk do të jetë në formën e bisedimeve dypalëshe.

Sanders po ashtu tha se “Ne ende nuk kemi parë provat (rezultatet) përfundimtare në lidhje me çështjen Khashoggi. Kur të shohim prova të reja, ne do t’i bëjmë vlerësimet tona”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button