Mozaiku në sheshin “Skenderbeu” është dëmtuar por Komuna e Çairit nuk vlerëson se duhet të intervenojë

Një vit pas hapjes zyrtare të sheshit “Skenderbeu” në Çarshi të Shkupit, mozaiku i vendosur në këtë shesh për të cilin nuk dihet se sa ka kushtuar është dëmtuar dhe ka pësuar plasaritje, Portalb.mk ju sjell fotografi nga i njëjti. Por edhe përkundër fotografive, Komuna e Çairit thotë se ka kryer kontroll në teren, dhe në konsultim me arkitekt dhe inxhinierë nga Komisioni në kuadër të Sektorit për Mbikëqyrje, vlerësojnë se nuk ka asnjë dëmtim.

Komuna e Çairit, përgjegjëse për Sheshin Skenderbeu, thonë se kanë angazhuar komision në kuadër të Sektorit për mbikëqyrje. Sipas kontrollit që e kanë kryer anëtarët e komisionit që kryesisht janë arkitekt dhe inxhinierë nga kjo komunë vlerësojnë se mozaiku nuk është i dëmtuar.

“Sektori i urbanizmit në kuadër të Komunës së Çairit në vazhdimësi përkujdeset për mirëmbajtjen e Sheshit Skenderbeu me vendosjen e të gjitha pajisjeve të nevojshme urbane, mbjelljen e luleve dhe pastrimin e rregullte të tij. Komisioni i angazhuar nga ana e këtij Sektori nga mbikëqyrja e fundit e realizuar në terren ka konstatuar dëmtimin e pllakave dhe të shkallëve të cilat për një periudhë të shkurtër kohore do të riparohen. Sa i përket pretendimit për dëmtimin e mozaikut, komisioni në fjalë në përbërje të së cilit janë arkitektë dhe inxhinierë nuk ka konstatuar dëmtime të natyrës që kërkojnë intervenime estetike në të”, shpjegojnë nga Komuna e Çairit.

Nga kjo Komunë, nuk tregojnë se sa ka kushtuar vendosja e këtij mozaiku, me arsyetimin se sektori për financa është duke shqyrtuar buxhetin e vitit 2019 për komunën. Por dihet se në vitin 2014, Qeveria ndau 11 milion euro për tërë sheshin Skënderbeu.

Nga ana tjetër, sipas profesorit universitar, Burhan Ahmeti, dëmtimet e mozaikut janë bërë si pasojë e lidhjes së dobët të konstruksionit metalik dhe betonimit. Sipas tij mozaiku duhet të restaurohet urgjentisht, me qëllim që ti shtohet jetëgjatësia.

“Realizimi i mozaikut duket se teknikisht është realizuar mirë por mendoj se problemi qëndron te lidhja e konstruksionit metalik dhe të betonimit. Këtë më së miri duhet ta dëshmojnë inxhinierët e ndërtimtarisë pasi që ato plasaritje të mozaikut janë mu në lidhjet e shtyllave me pjesët tjera të betonuara. Nëse mozaiku teknikisht nuk do ishte realizuar mirë atëherë do kishte patur plasaritje gjithandej, edhe në pjesët tjera”, vlerëson Ahmeti.

Ai thotë se gjatë kontrollit duhet të vërtetohet shkaku se pse ka ardhur deri te plasaritja dhe të kontrollohet i gjithë mozaiku me qëllim që të intervenohet dhe në pjesët më të vogla. Sipas tij me këto ndërhyrje profesionale do të mund t’i shtohet jetëgjatësia mozaikut.

Sheshi Skenderbeu – Mozaik
Sheshi Skenderbeu – Mozaik
Sheshi Skenderbeu – Mozaik
Sheshi Skenderbeu – Mozaik
Sheshi Skenderbeu – Mozaik
Sheshi Skenderbeu – Mozaik
Sheshi Skenderbeu – Mozaik
Sheshi Skenderbeu – Mozaik
Sheshi Skenderbeu – Mozaik
Sheshi Skenderbeu – Mozaik
Sheshi Skenderbeu – Mozaik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button