Doris Pack: Serbisë nuk i ndihmon as Zoti!

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack në një intervistë për Radio Dukagjinin ka folur për deklaratat e fundit që vijnë nga zyrtarët e Serbisë e që kanë të bëjnë me Kosovën.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, se a “është e nevojshme ta marrin Kosovën me luftë”, Pack ka thënë se me këso lloj deklaratash Serbisë nuk mund t’i ndihmojë as Zoti.

“Ju nuk duhet t’i kushtoni shumë rëndësi këtyre fjalëve të çmendura. Në fund të fundit ai duhet të respektojë realitetin në të kundërtën do të ndëshkohet. Nëse vazhdohet me këso lloj deklaratash, atëherë Serbisë as Zoti nuk mund ti ndihmoj”, ka thënë Pack.

Madje Pack shkon edhe më tutje, duke thënë se me lojërat politike që është duke i bërë Serbia dhe me demokracinë jofunksionale, ky shtet është duke shkuar në qorrsokak./Telegrafi/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button