Maqedonia 7.5 muaj pa Anitkorrupsion, në Kuvend ku bisedohet për ligjin mungojnë shqiptarët

Komisioni i Kuvendit për sistem politik dhe mardhënie në mes komuniteteve, të premten e ka mbajtur debatin publik lidhur me propozim-ndryshimin e ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, me të cilin parashihet modeli i ri i funksionimit të Komisionit për parandalimin e korrupsionit, njofton Portalb.mk.

Të kontaktuar nga Portalb.mk, deputetët shqiptarë të cilët janë pjesë e komisionit kuvendor,  Rexhail Ismaili nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Afrim Gashi nga Lëvizja Besa në pushtet dhe Syrja Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët, lidhur me atë nëse kanë marrë pjesë në seancën e djeshme dhe çfarë qëndrimi kanë për propozim ndryshimin e ligjit, të tre njëzëri u përgjigjën se nuk kanë qenë pjesë e seancës dhe se nuk e kanë shqyrtuar ende propozim-ndryshimin e ligjit.

Komisioni për parandalimin e korrupsionit si një trup i rëndësishëm në shtet, tashmë shtatë muaj e gjysmë nuk funksionon, që kur tre nga pesë anëtarë të Komisionit dorëheqjet e tyre i deponuan në muajin janar, pas zbulimit të skandalit për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aktualisht Komisioni përbëhet vetëm nga dy anëtarë, kurse mandati i tyre skadon në prill të vitit të ardhshëm. Aktualisht komisoni nuk është në funskional edhe pse pjesë e tij vazhdojnë të mbeten dy anëtarët, Suzana Taskovsa Axhikotareva dhe Najdo Spasevski.

Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, propozim ligji i përmbushë të gjitha kushtet dhe rekomandimet për formimin e një Komisioni funksional, efikas dhe të pavarur. Ajo tha se pret që Kuvendi sa më shpejtë ta miratoj ligjin me qëllim që vendi të ketë Komisioni funksional.

“Pres që Kuvendi sa më shpejt ta miratoj propozimin dhe ne të kemi Komision funksional për parandalimin e korrupsionit. Ky ligj i përmbush rekomandimet e Pribes, për të cilat kishte rekomandime në pjesën e antikorrupsionit nga raporti për progres të Maqedonisë dhe rekomandimet e GREKO-s, si dhe qëndrimet e ekspertëve që ishin pjesë e debatit. Megjithatë ligji paraqet bazë serioze dhe solide për ndërtim të instrumenteve të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimit të konfliktit të interesave”, tha Deskoska, në takimin e fundit me gazetarët në Qeveri.

Të njejtin medim e ndajnë dhe organizatat joqeveritare që në fokus e kanë parandalimin e korrupsionit në vend.  Sipas nënkryetares së Transparecy International Macedonia, Slagjana Taseva, kry propozim-ligj është një hap kundër luftës me korrupsionin, ajo kërkon nga deputetët përkrahje me qëllim që Komisioni të mund të shëndrrohet në trup të pavarur i cili do ta kontrollojë dhe parandalojë korruspionin në vend.

Ndërkaq Sabina Fakiq, nga Qendra për komunikim qytetarë, kërkon që në deklaratat për gjendjen e pasuris të kërkohen dhe informacione shtesë për të ardhura nga qiraja, të drejta autoriale dhe antarësi në trupa udhëheqës.

Çfarë përmban propozim-ligji?

Në propozim ndryshimin e ligjit, parashihet që ndryshim të ndryshohet kriteri për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të KPKM-së, me pjesëmarrje të mediave dhe sektorit joqeveritar me qëllim të vendosjes së procesit transparent.

Organet shtetërore do të detyrohen të përgjigjen në kërkesat KPKM-së për informacionet e kërkuara, kurse Komisioni do të ketë kompetenca për kontrollim të marrëveshjeve për prokurim pubik, në rast të dyshimeve për korrupsion me të cilin do të rritet dhe afati i caktuar jasht periudhës së zgjedhjeve.

Ligjin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button