Britani, janë shpëtuar disa migrantë iranianë

Një grup prej tetë migrantësh nga Irani janë shpëtuar, pasi po udhëtonin me një anije të vogël në brigjet e Britanisë, njofton REL.

Ministria e Brendshme britanike tha se migrantët janë shpëtuar pranë brigjeve të qytetit Dover më 23, teksa ata po lundronin me një anije gome.

Migrantët më pas janë marrë në pyetje nga autoritetet dhe raportohet se janë në gjendje të mirë fizike.

Ende është e paqartë se prej ku kanë nisur rrugëtimin e tyre këta migrantë drejt Britanisë.

Katërmbëdhjetë qytetarë iranianë po ashtu ishin shpëtuar më 22 nëntor, teksa po udhëtonin me një anije të ngjashme.

Autoritetet britanike thanë se vetëm gjatë kësaj jave, në kanalin anglez janë shpëtuar 42 migrantë. BBC ka raportuar se 93 migrantë, që besohet se janë nga Irani, kanë arritur që të vijnë me anije në Angli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button