Spasovski: Që nga viti 2017, i kemi njoftuar pikat kufitare të mos lejojnë kalimin e Gruevskit

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, thotë se që nga viti 2017, i ka informuar të gjitha pikat kufitare që të mos lejojnë kalimin e tij  as me letërnjoftim, njofton Portalb.mk.

“Që nga viti 2017, që nga muaji korrik pas marrjes së dokumenteve të udhëtimit bazuar në vendimin e gjykatës, është dërguar njoftim deri te të gjitha pikat kufitare,  se Nikolla Gruevski nuk mund ta lëshojë territorin e Republikës së Maqedonisë,” tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Ai gjithashtu shtoi se MPB do të jetë e gatshme që të ndërmerr hapa konkret në bazë të procedures penale, ai tha se për të gjitha këto do të informohet publiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button